PPD: Akademiku Stavileci u ndihmoi shqiptarëve dhe PPD-së në Maqedoni

Partia për prosperitet demokratik dërgoi një letër ngushëllimi deri te familja e të ndjerit akademik Esat Stavileci. Në letër ngushëllimin e PPD-së theksohet se akademik Esat Stavileci ishte hartuesi i platformës politike të PPD-së.

“Ne udhëheqësit dhea nëtarsia e Partisë për Prosperitet Demokratik me  dhimbje të thellë mësuam për vdekjen e Akademik Esat Stavileci. Luteni të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta. Akademik Esat Stavileci i dha ndihmesë të pakursyer lëvizjes politike demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë në vitet e 90-ta. Ai ishte hartuesi i Platformës politike të PPD-së si dhe dokumenteve tjera që në emër të shqiptarëve të Maqedonisë i dërgonim në qendrat e vendosjes politike evropiane e botërore si Këshilli i Evropës, BE, Konferenca e Hagës, OKB etj.
i jemi falënderues gjithnjë.”, thuhet në telegram ngushëllimin e PPD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button