Flet e zhgënjyer turistja e huaj: Burrat shqiptarë të ngulin sytë

Një turiste e huaj ka shkruar për eksperiencën e saj gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Ajo kishte rezervuar një hotel me 4 yje në Drimadhë, por vetëm qetësi dhe kushte nuk ka paguar. Ajo ankohet për çdo gjë, nga mëngjesi i varfër, çmimet e kripura, pishina pa ujë, jo pastërtia dhe qershia mbi tortë, përballë hotelit ku ajo rrinte, po ndërtohej një tjetër hotel, transmeton Gazeta Tema.

Ajo shkruan sesi punëtorët e nisnin punë në orën 8 dhe ishte e vështirë të dilje në ballkon, pasi ata do të t’i ngulnin sytë.

Me pak fjalë, vetëm pushime nuk mund të quhen.

Por, më qesharake nga gjithë ngjarja ishte shpjegimi i hotelit, i cili pasi ferra e ka marrë uratën, i jep turistes të drejtë, por “jemi ende në punë e sipër”.

Ama çmimet të gjitha si për restort luksoz. Në fund, personi nga hoteli i ben dhe nje thirrje tipike shqiptarçe “të lutem, ki kujdes për çfarë thua” .

Lajme të ngjashme

Back to top button