Deri më 31 gusht Kryqi i Kuq do të pranojë ndihma për Tetovën

Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Tetovë, kohët e fundit  ka realizuar shpërndarje të ndihmës humanitare për familjet e dëmtuara nga zonat e prekura nga stuhia.

Në Reçicë të Madhe dhe të Vogël të dhuruara janë nga 1.512 litra ujë të pijshëm. Në Shipkovicë të dhuruar janë 72 litra ujë të pijshëm, pako ushqimore, pako për higjien dhe dezinfektimi, dyshekë, batanije dhe pako me veshje të përdorura.

Ndihma ushqimore dhe higjienike kanë dhuruar dhe persona juridik, në mesin e tyre një nga bankat në vend, si dhe një market i cili ka dhuruar 24.192 litra ujë.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhe Organizata Komunale e Kryqit të Kuq në Tetovë vazhdon të koordinojë dhe të ofrojë ndihmë humanitare që është e nevojshme për familjet e dëmtuara, sipas rolit të caktuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë që merret me fatkeqësitë natyrore në Tetovë dhe rrethinën.

Për shkak të interesit të madh për donacione, akcioni i Kryqit të Kuq vazhdon deri më 31 gusht. Të gjith te interesuar për donacione (mjete higjienike, dezinfektive dhe ushqim) mund të dorëzojnë në magazinën e Kryqit të Kuq në Tetovë.

Të gjithë të interesuarit mund të përfshihen në aksionin duke ofruar ndihmë financiare përmes kontributeve në Llogarinë e fondit për solidaritet: 300000001327966 DB 40330984271620 me shenjë:  Banka Komercijale , po ashtu dhe me dhurimin nga 100 denarë  duke telefonuar në  075/070/077 – 143-400.

Lajme të ngjashme

Back to top button