LSDM: Pushimi i familjes së Sheqerinskës është larg luksit

Postierët mediatik të Gruevskit ende s’mund ta qetësojnë nervozizmin pas publikimit të skandalit me pushimin luksoz të Nikolla Gruevskit dhe syzat luksoze për diell “Majbah” që kushtojnë disa mijë euro, për këtë përpiqen të manipulojnë me opinionin dhe rrejshëm të akuzojnë tjerë për pushim të sajuar luksoz, reagojnë nga LSDM.

“Opinioni shumë mirë e din se luksi, pasurimi personal, madje edhe me parcela në Vodno që kushtojnë milionë euro janë cilësi e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Pushimi i familjes së zëvendës- kryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska është larg luksit. Në mënyrë shtesë, është dallimi i madh në atë ku do të kaloj pushimin ndonjë familje, që privatisht nga xhepi i vet do ta paguaj pushimin e vet, e deri në luksin e Nikolla Gruevskit në llogari të qytetarëve të RM-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button