“The Guardian”: Маtka një ndër 10 kanionet më të bukur në Evropë

Gazeta britanike “Gardijan” (The Guardian) bëri një reportazh të 10 vendeve më të bukur për shëtitje, ecje dhe alpinizëm në Evropë, ndër të cilat u gjet dhe Kanioni i Matkës.

“Vizitorët në Shkup, të cilat gjithashtu mund të lodhen nga bustete reja kiç, në qytet mund të shkojnë në liqenin dhe kanionin e Matkës. Kanioni gjendet në 15 kilometra në jug-perëndim të Shkupit dhe ofron aktivitete të mjaftueshme për çdo entuziast: alpinizëm, ecje, lundrim, speleologji, vëzhgimin e zogjve dhe llojeve të rralla të fluturave. Në këtë grykë gjenden manastire mesjetare me freska mahnitëse, dhe shumë shpella të cilat mund të arrihen me anije.

Nga qendra e qytetit  deri në Kanion shkon autobusi urban me numër 60 dhe bileta kushton rreth 40 denarë, ndërsa taksi do t’iu kushtojë rreth 5 euro. Stacioni i autobusit është 15 minuta ecje nga liqeni mahnitës ku përveç  ujit ka edhe një restorant.

Nëse nuk doni të ecni, gjithashtu me anije ju mund të vizitoni shpellën “Vrello”, e cila ka stalagmite të mahnitshme dhe thellësi ende të papërcaktuar nënujore “, shkruan “The Guardian”.

Lajme të ngjashme

Back to top button