Gjykatësit në Shkup bisedojnë në temë, përvojat e huaja dhe vendore

Gjykatësit nga rajonet e apelit dhe përfaqësues të avokaturës sot dhe nesër do të marrin pjesë në këshillimin me temë “Marrëdhëniet mes gjykatësve dhe avokatëve: përvoja vendore dhe të huaja”.

Këshillimin do ta hapin ambasadorja franceze në Maqedoni, Lorans Oer, kryetari i Odës së avokaturës së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dodevski dhe drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publike, Aneta Arnaudovska.

Ligjëratë në këshillim do të mbajnë Aneta Arnaudovska, Nikolla Dodevski, prokurorja publike nga Franca, Aleksandra Geren dhe avokati francez Serzh Almodovar.

Këshillimi dyditor është organizuar nga Akademia për gjykatës dhe prorkurorë publikë në kuadër të Memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim me Ambasadën franceze në Maqedoni dhe Akademia shtetëtore e jurisprudencës së Republikës së Francës, në bashkëpunim me Odën e Avokaturës së Republikës së Maqedonisë dhe Ambasadës së Francës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button