Cana synon kthimin në Premier Ligë

Lorik Cana duket se ëndërron kthimin në Premier League dhe kjo është arsyeja se pse ka refuzuar shumë oferta këtë verë.
Së fundi, kapitenit të Shqipërisë i ka bërë një ofertë joshëse edhe Olimpiakosi, por sërish përgjigja ka qenë negative, aq sa në Itali mediat tashmë raportojnë se nuk përjashtohet edhe qëndrimi te Lazio.

Megjithatë, deri në ditën e fundit të merkatos Cana do të presë ofertat nga Anglia, ku ka luajtur në sezonin 2009/2010, me Sunderland.
Synimi i Canës është të qëndrojë në Evropë dhe në nivele të larta, për të qenë në formë sa më të mirë për kombëtaren, që është pranë kualifikimit për në Euro 2016.

Përfaqësuesi i Canës për Anglinë, Mark MekKei, deklaron për të përditshmen angleze “Daily Mail”: “Loriku është i përkryer për Premier Ligën. Ai mund të luajë si mesfushor qendre dhe qendërmbrojtës. Është i zoti me topin dhe i pëlqen futbolli fizik që luhet në Angli.
“Ai ka shumë eksperiencë, duke luajtur më shumë se 100 ndeshje me Marsille e Lazion dhe tashmë synon të luajë një sezon të mirë, për të qenë në maksimum para Kampionatit Evropian”.

Lajme të ngjashme

Back to top button