Afrohu

Dua ti harroj sot fjalët
le të flasin vetë vështrimet,
le të flasë dora që dridhet,
këtu mbi kitarën time.

Se kur errët bie nata
një dritë ndizet brenda meje,
njerëzit fytyrat fiken,
asgjë tjetër s’ndjej veç teje.

Nëpër javë rrjedh trishtimi
cigaren prapë kam filluar
nuk je ndryshe nga të tjerat
vetëm unë kam ndryshuar.

E tërheq imazhin tënd,
dhe veten nëpër gjumë
jemi bashkë, por në agim,
i vetëm mbetem unë.

Të shoh më qartë kur ti je larg,
afrohu të të dua
dhe nëse kjo është lojë
nuk më pëlqen të luaj.

Diçka mirë e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
një petal që më solli vjeshta
përmbi flokë vjen e më ulet.

Të shoh më qartë kur ti je larg…

 

Poezi nga Ervin Hatibi

Lajme të ngjashme

Back to top button