LSDM: Gruevski tenton të fsheh krimin milionësh me parcelat në Vodno

Kryeministri Nikolla Gruevski tenton të fsheh krimin që ka bërë me parcelat ndërtimore në Vodno, krim ky i cili kap vlerën prej 17 milion euro.Këto akuza i bëri LSDM ja opozitare. Nënkryetari i LSDM së Damjan Mançevski thotë se kalimi i pronësisë nga kompania Siraks Inzhiniering tek kompania Orka Holding nuk do ta shpëtojnë Gruevskin nga përgjegjësia për krimin e bërë.

“Përveç ndryshimit të pronarit, është ndryshuar edhe udhëheqësia e firmës e cila i posedon parcelat ndërtimore. Është fshirë edhe udhëheqësi i deritanishëm Risto Novaçevski, kumbarë i Nikolla Gruevski dhe vëlla i sekretares së tij personale. Opinioni tashmë ka njohuri për dëshirën e madhe të Gruevskit lidhur me mijëra hektarët në Vodno me vlerë prej miliona euro”, tha nënkryetari i LSDM së, Damjan Mançevski.

Sipas Mancevskit, nga audio incizimet e publikuara kohë më parë nga opozita u dëgjua qartë se si kryeministri Gruevski bisedon me Ministrin e atëhershëm të Transportit Mile Janakievski se ku dhe sa e madhe të jetë parcela në Vodno.

“Qytetarët tashmë i dëgjuan bisedat që publikoi LSDM-ja e ku mund të dëgjoheshte se Gruevski dhe Janakievski merreshin vesh për ndryshimin e planeve urbanistike, se si Gruevski kërkon mënyra që të zgjerohet parcela, interesohet për pikën më të lartë të saj, që të mos ketë askush mbi të, kërkon hapje të rrugës, mur mbrojtës, bën pazare me këto”, tha Mançevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button