Gostivari e nisi me barazim sezonin e ri

Sot ka filluar sezoni i ri futbollistik edhe për ekipet e Ligës së dytë të Maqedonisë, ku ka spikatur fitorja e debutuesit në këtë kategori. Është skuadra e Lubancit ajo që ka shënuar plot pesë gola në rrjetin e Euromilk. Fitore tjetër në xhiron e parë ka shënuar vetëm edhe Makedoija Gj.P., ndërsa në duelet tjera u luajt pa fitues.
Skuadra e Gostivarit në shtëpi të saj ka luajtur baras pa gola (0:0) ndaj “Skopje”-s, e në duelin më interesant të javës ku u takuan Pobeda dhe Teteksi ndeshja ka përfunduar 1:1.
Nesër kompletohet xhiroja e parë me duelin Vëllazërimi – Pelisteri. / Portalb /

Liga e dytë – Rezultatet e xhiros së parë:
Lubanci – Euromilk 5:0 (3:0)
Kozhuf – Makedonija Gj.P., 0:1 (0:0)
Pobeda – Teteks 1:1 (1:1)
Gostivari – “Skopje” 0:0
Tabela: 1.) Lubanci 3 pikë, 2.) Makedonija Gj.P. 3, 3.) Teteksi 1, 4.) Pobeda 1, 5.) “Skopje” 1, 6. Gostovari 1, 7.) Pelisteri 0, 8.) Vëllazërimi 0, 9.) Kozhuf 0, 10.) Euromilk 0.

Lajme të ngjashme

Back to top button