104 të vdekur nga shpërthimet në Kinë

Numri i viktimave në qytetin Tiaxhin të Kinës, ka arritur në 104, raporton agjencia e lajmeve Xinhuan, ndërkaq banorët janë evakuuar sot, nga frika për ndonjë helmim nga kimikatet.

Sot është intensifikuar zjarri dhe janë dëgjuar një seri e shpërthimeve.

Njerëzit janë evakuuar pas frikës për helmim nga kimikatet, të cilat gjenden në brendësi të depon e kimikateve.

Policia ka konfirmuar se në depo gjenden lëndë toksike.

Shpërthimet filluan më 12 gusht, të cilat shkaktuan zjarr të madh. Autoritetet kineze thonë se zjarri filloi në një kontenjer i cili ishte i mbushur me mjete shpërthyese.

Lajme të ngjashme

Back to top button