Konfirmon Çollaku: 2016-a pa viza për Kosovën

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, ka thënë për Gazetën Express se është reale dhe e natyrshme të pritet që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në vitin 2016.
Këtë deklaratë Çollaku e ka dhënë pas paralajmërimit të Ambasadorit austriak, Johann Brieger, se kosovarët mund të lëvizin pa viza në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Deklarata e Ambasadorit austriak është konfirmim i punës tonë serioze që është bër ënë përmbushejn e kritereve të parapara me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave”, ka thënë Çollaku, për Express, të shtunën.

”Prandaj, bazuar në punën tonë dhe përmbushjen e kritereve, është krejt reale dhe e natyrshme që gjatë vitit 2016 kosovarët të lëvizin pa viza në BE”, ka shtuar ai.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, prej vitit 2010 kanë dhënë paralajmërime se do të ketë liberalizim të vizave, por asnjëherë s’janë realizuar këto pritje.

Kohëve të fundit, udhëheqësit e procesit të liberalizimit të vizave janë kursyer nga dhënie e datave, pasi ka pasur probleme në përmbushjen e disa kritereve që Kosovë obligohet t’i plotësojë para se qytetarët e saj të lëvizin pa viza në BE.

Sidoqoftë, Ministri i Integrimeve ka thënë se Misioni Faktmbledhës i BE’së në shtator do të publikojë raportin sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

“Ne në qershor kemi dërguar në Bruksel raportin e tretë gjithëpërfshirës për përmbushjen e kritereve. Gjatë muajit korrik Komisionit Europian ka dërguar misionin teknik faktmbledhës në Kosovë për të verifikuar përmbushjen e kritereve. Ky mision në shtator do të dalë me raportin e qartë, i cili patjetër që duhet të jetë pozitiv”, ka deklaruar Çollaku, për Express.

Lajme të ngjashme

Back to top button