Roli i Rusisë në zgjidhjen e krizës së Sirisë

Pasi Rusia në kohët e fundit ka përshpejtuar iniciativat e saj në çështjen e krizës në Siri, kërkohet përgjigja për pyetjen nëse ka ndryshuar qëndrimi i Moskës zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Çështja e “Diplomacisë së Sirisë” e cila nisi me bisedimet e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adil el-Cubeyr, ka fituar me shpejtësi edhe bisedimet me Koalicionin Kombëtar të Forcave Opozitare dhe Revulucionare të Sirisë dhe të delegacioneve të disa grupeve opozitare.

Drejtori i Qendrës për Çështje të Lindjes së Mesme në Institutin për studimet e SHBA-së dhe Kanadasë, Alexander Shumilin, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se rritja e iniciativave për krizën siriane nga Rusia kryesisht në kohët e fundit është lidhur me dëshirën për “mbrojtjen e dialogut me opozitarët”.

Şumilin i cili ka theksuar se pas arritjes së marrëveshjes për programin nuklear të Iranit, Rusia është e shqetësuar për një marrëveshje të Perëndimit me Teheranin në çështjen e Sirisë, ka shtuar se: “Rusia e shqetësuar për rënien e ndikimit në rajon për shkaqe si qëndrimi me vendosmëri i Turqisë në luftën kundër DAESH, dëshira për krijimin e një zone sigurie në Siri dhe situata jo e shndritshme e Asadit, është duke i kërkuar vend vetes së saj në zgjidhjen e krizës”.

Shumilin ka mbrojtur idenë se në bisedime delegacionit opozitar i është shpjeguar se i është ofruar ndihmë popullit sirian e jo personalisht Asadit, por këto lloj deklaratash nuk janë bërë para publikut.

Shumilin ka theksuar gjithashtu se çështja më e rëndësishme e bisedimeve është lufta kundër DAESH.

– “Nuk na ndryshim në qëndrimin e Rusisë”-

Kryetarja e Institutit rus të Qendrës Kërkimore Strategjike të Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme, Yelena Suponina, ka pohuar se nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim tek Rusia në qëndrimin për krizën në Siri.

Suponia duke theksuar se ajo nuk pajtohet me mendimin se Rusia ka një tendosje në qëndrimin ndaj Sirisë u shpreh se: “Unë nuk ndjej një zbutje të Rusisë në qëndrimin e çështjes për tërheqjen e Asadit. Grupet opozitare mund të kenë bërë këtë deklaratë sepse duan të vërejnë një ndryshim në pozicionin e Rusisë”.

Suponia e cila ka mbrojtur idenë se Rusia nuk do hapë për diskutim tërheqjen e Asadit, tha se “takimi ka kaluar i moderuar dhe i qetë për arsyen se pjesëmarrësit e kanë kuptuar se nuk do të ketë zgjidhje me rrugë ushtarake në Siri. Rusia nuk është larguar nga pozicioni i saj, aktorët e tjerë kanë filluar të afrohen në pozicionin e Rusisë”.

Ministri i jashtëm rus, Lavrov në fillim të javës pati dhënë vlerësimet e tij rreth krizës siriane, në bisedimet me homologun e tuj të Arabisë Saudite, Adil el-Xhubejr. Ndërsa në kuadër të “Diplomacisë së Sirisë”, Lavrov ditën e enjte kishte pranuar kryetarin e Koalicionit Kombëtar i Forcave opozitare dhe Revulucionare të Sirisë, Halid Hoxha dhe delegacionin shoqërues, ndërsa ditën e premte ai pati një takim ku priti ish-kryetarin e Komitetit të Koordinimit Kombëtar Sirian, Heysem el-Menna së bashku me delegacionin shoqërues.

Lajme të ngjashme

Back to top button