Tmerri vazhdon: Edhe 40 emigrantë humbin jetën në Mesdhe

Të paktë 40 emigrantë kanë mbetur të vdekur në Mesdhe, me gjasë nga përmbytja, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Marina italiane e ka konfirmuar vdekjen e tyre, por ka refuzuar të jap detaje shtesë, transmeton Indeksonline.

Bëhet e ditur se nëndetsja “Cigala Fulgosi” është nisur në një mision kërkim-shpëtimi edhe për emigrantë të tjerë.

Në momentin e përmbysjes varka ishte disa kilometra larg brigjeve libiane, dhe barte thuajse 400 emigrantë.

Më shumë se 2,000 emigrantë kanë vdekur këtë vit duke provuar të kalojnë në Evropë nëpërmjet rrugëve detare, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Emigracion javën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button