Çka pas Gjykatës Speciale?

Derisa një pjesë e luftëtareve të UCK-së u mashtruan pas pasurisë, armiqet e tyre që ishin serb, por edhe një pjesë e shqiptarëve nuk u ndalen duke punuar kundër tyre, duke bërë edhe dosje për atë që bënë gjatë luftës. Gjykatës Speciale është rezultat i punës se tyre, andaj luftëtarët e lirisë do të akuzohen për vrasjet që nuk kanë ndodhur fare dhe mu ata do të paguajnë ketë faturë që do të jetë shumë e shtrenjtë.

Në opinion po flitet dhe diskutohet për një listë emrash që janë edhe drejtues të institucioneve të vendit, por se a do të akuzohen vërtetë apo jo, mbetet të shihet!

Në rast se ndodh që udhëheqësit e institucioneve të vendit të akuzohen nga Specialja, atëherë do të tronditet e gjithë skena politike në vend dhe rrjedhimisht do të fuqizohen partitë politike që nuk ishin pjesë e luftës, përkatësisht LDK-ja dhe VV-ja.

E keqja e madhe e gjithë kësaj do të jetë kur drejtuesit politik të UCK-së dhe komandantet e saj të akuzohen nga Specialja dhe do të jenë përball sfidës me të rënd, rivalet e tyre politik do të bëjnë festë në kurriz të fatkeqësisë se tyre.

Megjithatë, ish kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me përpjekjet e tyre për aprovimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale, për dallim nga liderët tjerë, dëshmuan pjekurin e tyre politike dhe kombëtare, duke vendosur interesin e shtetit para interesit personal.

Nëse dikush vërtetë mendon që skena politike do të pastrohet me ngritjen e aktakuzave ndaj ish krerëve të UCK-së, atëherë do të gabonte plotësisht sepse ata po gjykohen për luftën që na solli lirinë e jo për pasluftën.

Duke pasur parasysh që kriminaliteti ekonomik është shumë i ndërlidhur me ekonominë, biznesin, jetën politike dhe është vështirë të zbulohet dhe evidentohet, realisht në vendin tonë është shumë i përhapur, atëherë pashmangshëm Gjykata Speciale do të duhej të merret edhe me ketë kancer të shoqërisë sonë.

Lufta e vërtetë e Gjykatës Speciale do të duhej të jetë ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, reketizmit dhe kriminalitetit të jakës se bardhë që kanë përfshirë çdo segment të jetës në Kosovë.

Vetëm në ketë mënyrë duke ngritur akuza për kriminalitetin ekonomik, në njërën anë do të pastrohet Kosova nga njerëzit e krimit, ndërsa në anën tjetër qytetarët do marrin frymë lirshëm dhe vendi ynë do të kishte shanset me të mëdha për punësim dhe zhvillim ekonomik.

Kosova nga një vend jo atraktiv për investime do të bëhej një vend atraktiv, ku investitorët potencial do të mund të investonin kapitalin e tyre.

Të bëhemi lider në Evropën Juglindore për tërheqjen e investimeve të huaja sepse këtë primat tani për tani e mban Mali i Zi, ku sipas të dhënave të Entit Malazez për Statistika, niveli i investimeve të huaja ka arritur mbi 500 milionë euro.

Dhe vetëm në ketë formë Kosova do të shndërrohet nga një vend i lirë për të fortët dhe i pabarabartë e diskriminues për të gjithë ata që respektojnë ligjin dhe rregullat, në një vend të lirë për të gjithë qytetarët që respektojnë ligjin e rregullat dhe sanksionues e dënues për të fortët.

Lajme të ngjashme

Back to top button