fbpx

Zendeli: Të vazhdojmë ndeshjet me shpirt luftarak

Skuadra e FC Shkupi ka lënë pas vete barazimin në ndeshjen e xhiros së parë kundër Vardarit dhe fitoren e lartë ndaj Lubotenit në kuadër të Kupës së Maqedonisë, pasi në fundjavë e pret sfida e radhës, kur në stadiumin e Çairit udhëton Metalurgu.
Edhe për këtë ndeshje strategu i ri shkupjan, Zekirija Ramadani ka punuar me përkushtim me ekipin dhe beson se edhe në këtë ndeshje djemtë e tij me shumë seriozitet dhe qasje pozitive do të futen që 90 minutat e duelit ti menaxhojnë me sukses.

“Mendoj se pas një ndeshje shumë të vështirë me Vardarin kemi arritur të rikuperohemi dhe jemi plotësisht të gatshëm për sfidën e radhës që është të dielën ndaj Metalurgut. Detyra jonë është e qartë se duhet vazhdojmë me shpirt luftarak dhe me shumë seriozitet ti qasemi edhe kësaj ndeshje. E kemi thënë se në Ligën e Parë nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe se secila skuadër kërkon maksimumin, andaj ne do futemi edhe në këtë ndeshje po me të njëjtin moral sikurse ndaj Vardarit”, ka thënë kapiteni Suat Zendeli.

Të përkujtojmë se skuadra e Shkupit edhe këtë ndeshje e luan pa praninë e tifozëve, shkaku i dënimit nga sezoni i kaluar. Ndeshja FC Shkupi – KF Metalurgu luhet të dielën në orën 17:30.

Lajme të ngjashme

Back to top button