Banorët e zonave të prekura nga vërshimet të paraqesin dëmet

Lajmërohen banorët e zonave të prekura nga vërshimet në komunën e Tetovës që ndodhën më 03.08.2015, lidhur me dëmet që ka pësuar fusha e bujqësisë (fushat, pemishtet, serrat, kafshët e ngordhura shtëpiake, ushqimi i kafshëve etj) të lajmërohen në Njësinë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Tetovë

Gjatë paraqitjes së dëmit është e nevojshme të dorëzohen dokumentet dhe të dhënat e mëposhtme:

-Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës së aplikantit
-Numri i llogarisë bankare të aplikantit
-Komuna kadastrale dhe numri i parcelave të dëmtuara
-Sipërfaqja e një ose më shumë parcelave
-Sipërfaqja e pjesës së dëmtuar
-Shkalla e dëmit
-Kultura (lloji i të mbjellurave, kafshëve shtëpiake, ushqimit të kafshëve etj)

Afati për paraqitje  ka filluar më 12.08.2015 dhe do të zgjasë deri në datën 26.08.2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button