Azilkërkuesve nga Ballkani u dërgohen vendimet për ndalim të hyrjes në Gjermani

Njëra ndër masat që autoritetet gjermane kishin paralajmëruar për ndëshkimin e refugjatëve ekonomikë nga Ballkani ishte masa e ndalesës së hyrjes së sërishme të tyre në Gjermani pas dëbimit.

Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) tashmë ka filluar edhe zbatimin praktik të kësaj mase: janë dërguar tashmë vendimet e para për ndalimin në fjalë, transmeton Albinfo.ch.

Presidenti i BAMF Manfred Schmidt ka thënë të premten në Nürnberg se kjo mundësi ka filluar të shfrytëzohet nga 1 gushti.

“Vendimet ndërkaq janë dërguar prej disa javësh”, ka shtuar ai. Ato vendime përmbajnë ndalesë hyrjeje dhe qëndrimi për azilkërkuesit përkatës në shtetet anëtare të Schengenit, që janë shumica e shteteve anëtare të BE-së si dhe Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni.

Një masë e tillë mendohet të parandalojë kërkesat e shumëfishta për azil të personave të njëjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button