Januzaj shënoi gol për tri pikë

Manchester United ka shënuar edhe fitoren e dytë në xhiron e dytë të Premierligës angleze. “Djajtë e Kuq” janë kthyer me pikë të plota nga udhëtimi te Aston Villa, skuadër që e mundën me rezultat minimal, 0:1.

Heroi i Manchester Unitedit në këtë ndeshje, ishte Adnan Januzaj, që shënoi golin e vetëm të fitores.

Januzaj e nis vetë këtë aksion nga mesi i fushës, për ta përfunduar në mënyrë mjeshtërore në minutën e 29’.

United tani ka 6 pikë, dhe në xhiron e ardhshme në “Old Traford”, e pret Newcastle Unitedin.

Lajme të ngjashme

Back to top button