Daçiq për Kosovën: Në UNESCO jo ata që djegën kishat serbe

Ministri për Punë të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq, ka thënë se është i bindur se nëse pyeten Kombet e Bashkuara, do të mbajnë qëndrim negativ mbi përpjekjet e Prishtinës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai ka thënë se Kombet e Bashkuara kanë refuzuar ta procedojnë kërkesën e Kosovës në UNESCO “dhe se tani është punë e sekretariatit të përgjithshëm të vendosë se si të veprojë mbi këtë çështje”, transmeton Indeksonline.

Duke rikujtuar se katër margaritarë në Kosovë janë në listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s – Graçanica, Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit dhe Shenpremtja e Levishkës, janë shpallur të rrezikuara, vazhdoi: “Nga kush dhe prej çka?”, për t’u përgjigjur “Nga ata që tani duan të bëhen anëtarë të UNESCO-s” dhe duke shtuar se kjo do të ishte “kulmi i hipokrizisë.”

“Kosova nuk përmbushë as kushtet formale, as ato thelbësore juridike për pranim në UNESCO”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button