Në Kinë ajri i ndotur vret 4 mijë persona në ditë

Ndotja e ajrit vret rreth 4 mijë persona në ditë, deklaruan studiuesit amerikanë, duke cituar djegien e qymyrit si një nga faktorët kryesorë.
Ajër i ndotur është shkaku i 1,6 milionë vdekjeve në vit ose afërsisht 17 për qind të të gjitha vdekjeve në Kinë, në bazë të punimeve shkencore të botuar dje nga grupi i pavarur i hulumtimeve, “Berkeley Earth”.

Cilësia mesatare e ajrit për 38 për qind të kinezëve është “e pashëndetshme” sipas standarteve amerikane të bazuar në katër muaj të të dhënave për orë nga 1 500 stacione kineze, thanë autorët e studimit, publikuar në revistën shkencore “PLOS One”.

“Rreth 92 për qind e popullsisë së Kinës ka përjetuar të paktën 120 orë ajër të ndotur që nga 5 prill 2014 deri më 5 gusht 2015”, tha Richard Muller dhe Robert Rohde në një njoftim për shtyp.

“Herën e fundit që isha në Pekin, ndotja ka qenë në nivele të rrezikshme dhe çdo orë të ekspozuar ul jetëgjatësinë time në 20 minuta”, tha Muller, drejtori shkencor i “Berkeley Earth”.

“Është sikur çdo burrë, grua dhe fëmijë të pijë rreth dy cigare çdo orë,” tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button