Fazlagiq për të ardhmen e Shkëndijës

Në përgatitje e sipër për derbin e të dielës me Vardarin, kryesia e Shkëndijës zhvillon aktivitete në kuadër të planeve afatgjata për grumbullimin e talentëve në skuadër. 15-të vjeçari Enis Fazlagiq është anëtar i ri i Shkëndijës, ku vjen si talent me perspektivë të madhe. Fazlagiq vjen nga rradhët e Akademisë së Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa është anëtar i rregullt i përfaqësueseve U 16 dhe U 17 të Maqedonisë.

“Kjo është marëveshja ime e parë që kam firmosur. Kam nënshkruar me KF Shkëndijën nga Tetova, shpresoj të jetë mirë edhe nga ana ime edhe nga ana e klubit. Shpresoj të kemi shumë suksese”, deklaroi në prezantimin e tij si futbollist i Shkëndijës, i riu Fazlagiq.

Angazhimi i reprezentuesit të Maqedonisë me prejardhje boshnjake nuk ishte aspak i lehtë për Shkëndijën kur dihet se interesi për të ishte i madh, posaçërisht nga Vardari dhe Rabotniçki, mirëpo vendimtar ka qenë fakti që ‘kuqezinjtë’ ishin më konkret dhe arritën të sigurojnë firmën e lojtarit. Fazlagiq cilësohet si talent i madh dhe për këtë Shkëndija e angazhon në rradhët e veta, ndërsa plotësisht do të vendoset për cilën kategori të klubit do të luajë për tu kalitur në rrugën drejt ekipit të parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button