Shakohoxha dhe Aga mysafir të FC Shkupi

Kthimi në Ligën e Parë të Maqedonisë dhe paraqitja e mrekullueshme në javën e parë të kampionatit të Maqedonisë kundër Vardarit, ka bërë që Shkupi për shkurt kohë të bëhet ndër ekipet që më së shumti është përfolur në javët e fundit. Për Shkupin kishin mësuar edhe dy gazetarët më të famshëm sportiv, ata që i dëgjojmë dhe i shikojmë për çdo ditë përmes transmetimeve të ndryshme përmes Supersport në platformën e Digitalb. Dritan Shakohoxha dhe Ylli Aga, të enjten kanë qëndruar në Shkup për të takuar kryetarin e FC Shkupi, trajnerin Zekirija Ramadani, ndërsa pritje i kishte bërë edhe i pari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti.

Duke u njoftuar me historinë e lavdishme të klubit, për atë se Shkupi është më shumë se një klub, e që është lidhja e trekëndëshit Tiranë, Prishtinë Shkup, miqtë nga Tirana janë ndarë të kënaqur nga pritja. Në takim u diskutua edhe për një bashkëpunim të mundshëm në mes FC Shkupi dhe Supersport, për transmetimin e drejtpërdrejt të ndeshjeve derbi.

Zëdhenesi i FC Shkupi Hajrush Mani me Dritan Shakohoxha dhe Ylli Aga
Zëdhenesi i FC Shkupi Hajrush Mani me Dritan Shakohoxha dhe Ylli Aga

Në shenjë mirënjohje kryetari i FC Shkupi, Ejup Ademi i dhuroi një fanelë të klubit Shakohoxhës, i cili mes tjerash tha se për te do të jetë nder ta ketë këtë fanellë në koleksionin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button