Ja pse u arratisën motrat Kajtazi nga Durrësi (VIDEO)

Merr fund aventura e dy motrave Kajtazi, të cilat ishin larguar nga banesa e tyre në Durrës prej 16 korrikut pa lënë asnjë gjurmë. Policia i gjeti motrat pas rreth një muaji në një banesë në qytetin e Vlorës të cilen e kishin marre me qera 130 mijë lekë të vjetra. Sipas Policisë vajzat durrsake Orialda 18-vjeçare dhe motra minorene nuk janë shfytëzuar nga askush dhe e kanë thurur planin e arratisë të vetme për tu hakmarrë ndaj prindërve, duke i hedhur qetesues ne ushqim, duke djegur shtepine e duke vjedhur parate.

Nga dëshmitë e dhëna në polici, të cilat A1 Report i mëson, vajzat e kanë “argumentuar” arratinë e tyre me faktin se nuk ndiheshin të lira në shtëpi. “Na mbyllnin brenda dhe nuk na linin të dilnim”, mësohet të jenë shprehur motrat. Sipas dëshmisë së tyre, thanë burimet nga policia për A1 Report, vajzat kishin pasur qëllimin e pastër për tu larguar nga banesa prindërore dhe për të mos u kthyer më, pasi “nuk i trajtonin mire dhe donin të bënin qejf”.

Pas një muaji në zonën bregdetare të jugut, vajzave i kishin mbetur edhe 1 milionë lekë të vjetra dhe 100 euro. Prindërit janë shprehur më herët në polici se motrat u larguan me 4 milionë lekë të vjetra dhe 800 euro, por në deklarimet e tyre motrat Kajtazi thonë se kishin marrë vetëm 2 milionë lekë dhe 300 euro. Nese nuk do te ishin lokalizuar nga polciia, vajzat nuk kishin asnje plan per tu rikthyer ne gjirin familjar.

Por cili është rrugëtimi i motrave Kajtazi dhe si u “kamufluan” duke u bërë bjonde?
Sipas policisë vajzat janë larguar në këmbë nga banesa e tyre në orët e vona të natës më 16 korrik dhe kanë fjetur në një hotel në Durrës. Një ditë më pas vajzat janë larguar me autobus në drejtim të qytetit të Vlorës. Fillimisht, motrat kane fjetur ne dy hotele, (18 deri me 22 korrik). Më tej kanë marrë një banesë me qira në katin e dytë të një pallati në lagjen “Osman Haxhiu” të qytetit bregdetar ku edhe kanë qëndruar gjatë gjithë kësaj periudhe kundrejt pagesës prej 130 mijë lekësh të vjetra.

A1 Report meson se personi që i ka treguar shtëpinë vajzave u ka thënë: Mos pini alkool, nuk lejohet muzika e lartë. Jashtë kamerës pronari i shtëpisë Ermal Shehu thotë se ato ju përgjigjën: Pa merak, duam vetëm një banesë ku të qëndrojmë. Sipas policise, vajzat dilnin pak nga banesa ku qëndronin dhe frekuentonin ambiente që kishte shumë njerëz më qëllim që të mos pikaseshin. Nje deshmitar tha per A1 Report se ditën e djeshme i ka parë motrat në nje supermarket duke blerë ushqime.

Fakti që zhdukja e tyre u përhap masivisht në media dhe opinioni publik u njoh me historinë e tyre, vajzat kanë menduar të “maskohen” duke ndryshuar ngjyrën e flokëve, nga brune në bionde.

“Ndyshimet fizike të vajzave nga fotografitë e bëra publike kanë bërë që puna e Policisë të vështirësohej pasi indentifikimi i tyre ishte i vështirë”, – thotë policia në njoftimin e saj zyrtar.

Policia ka pasur një punë të vështirë për gjetjen e tyre, pasi edhe dëshmitë e personave të pyetur nuk kanë dhënë rezultat.

Letra që vajzat Kajtazi kishin lënë në shtëpi me fjalët: “Ta morëm hakun, shtëpinë e dogjëm, vajzat nuk i shikoni më”, sipas policisë është shkruar nga motra e vogël.

Disa media shkruan se vajzat shfrytëzoheshin nga një person i tretë në një lokal nate, por policia mohon çdo pretendim të tillë.

Vajzat i hodhen ilac gjumi familjareve, dogjen shtepine dhe iken me parate
Orialda 18 vjeç dhe motra e saj minorene 14-vjeçare tronditën opinionin publik me planin “thriller” të zhdukjes së tyre. Ato shfrytëzuan momentin që familjarët e tjerë ndodheshin në spitalin e Tiranës pasi u helmuan nga ushqimi, për t’i vënë flakën shtëpisë. Ato u larguan me rreth 5 milionë lekë, 4 celularë dhe pasaportat. Gjithçka sipas policisë ka qenë e qëllimshme dhe me gjetjen e tyre vajzat do të duhet të përballen edhe me drejtësinë, për shkatërrimin e pronës me zjarr dhe akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Policia kishte rënë në gjurmët e motrave Kajtazi në sajë të zbardhjes së tablateve telefonike të 18-vjeçares Orialda.

E gjithë kjo histori dyshohet se fsheh pas hakmarrjen e motrës 18-vjeçare ndaj prindërve të saj, të cilët i prishën fejesën.

Më herët familjarët e dy vajzave Kajtazi hodhën dyshime se motrat mund të ishin gënjyer nga ndonjë person, pasi sipas dëshmisë së babait, ato nuk dilnin asnjëherë të vetme nga shtëpia, madje dhe për kafe shoqëroheshin nga familja.

Si nisi historia thriller e motrave Kajtazi
Historia e tyre nis më 15 korrik, kur babai i tyre, nëna dhe motra e madhe u helmuan nga ushqimi pasi konsmuan vaktin e drekës.

Kryefamiljari Muhamed Kajtazi 49 vjeç, bashkëshortja e tij 39-vjeçare Anila Kajtazi dhe vajza 20-vjeçare e familjes Alketa u dërguan për mjekim në kryeqytet, ndërsa dy vajzat e tjera 18-vjeçarja Orialda dhe motra e saj e vogël me inicialet K.Kajtazi ndenjën të vetme në shtëpi, pasi cuditërisht ishin të vetmet që nuk u helmuan.

Një ditë më pas, më 16 korrik, kur familjarët e helmuar janë kthyer kanë marrë një surprizë! Shtëpia e tyre në lagjen numër 15 ishte djegur pas mesnate rreth orës 02:30 dhe dy vajzat e vogla ishin zhdukur pa lënë gjurmë…por ishin kujdesur që me vete të “merrnin” veç sendeve të tyre personale, edhe 4 qind mijë lekë të reja dhe 800 euro, 4 telefona celularë, pasaportat dhe kartat e identitetit të motrës së madhe që ndodhej në spital, Alketës.

Çifti i bashkëshortëve Kajtazi bënë denoncimin në polici për zhdukjen e vajzave. Nga hetimet e policisë rezultoi se ishin pikërisht vajzat e shtëpisë të cilat i vunë flakën shtëpisë dhe që vodhën lekët së bashku me telefonat e familjarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button