Iran, i varrin 16 persona në shenjë hakmarrjeje

Mediat iraniane raportuan se 16 persona musliman sunit u varën nga autoritetet e vendit, në shenjë hakmarrjeje pasi shkaktuan vdekjen e të paktën 14 rojeve kufitare pas një sulmi me armë.

Sulmi ndodhi gjatë mbrëmjes së të premtes në një zonë malore afër kufirit me Pakistanin, ku mendohet se kanë mbetur të vrarë 17 roje dhe disa të tjerë janë plagosur.

“Gjashtëmbëdhjetë rebelët të lidhur me grupe armiqësore ndaj regjimit u varën këtë mëngjes në burgun e Zahedan në përgjigje ndaj vdekjes së rojeve kufitare në Saravan,” deklaroi Mohammad Marzieh, avokat i përgjithshëm i provincës Sistan-Baluchistan.

Ekzekutimi i tyre u bë në një burg në zonën Zahedan, në verilindje të Saravanit, vendin ku vdiqën rojet kufitare.

Pritet që një komision parlamentar mbi sigurinë kombëtare të mblidhet për të hedhur dritë mbi çështjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button