Torres shënon në minutën e fundit për fitore të Chelseat

Ndeshje fantastike në “Stamford Bridge”, e zhvilluar nga Chelsea dhe Manchester City, e cila përfundoi me fitore të vendasve në minutën e fundit 2:1. 

Shikuesit e një ndër ligave më atraktive në botë pa dyshim se mbeten të kënaqur me ndeshjen e javës pasi të dy skuadrat demonstruan futboll të hapur me ritëm të jashtëzakonshëm, raste të mira, gabim amatoresk dhe gola të bukur. 

Gjermani Andre Schurrle i dha epërsinë Bluve, të Londrës në minuntën e 33?. Por me të filluar pjesa e dytë argjentinasi Sergio Aguero, me një super gol barazoi rezultatin, më tej të dyja skuadrat nuk u mbrojtën në asnjë moment dhe kërkuan fitorën deri në fund, kur serbi Nastasic bëri gabim amatoreskt pasi me koke u mundua ta kthej topin te portieri Joe Heart, por bëri gabim të rënd pasi u ndëshkua nga Fernando Torres, që pati paraqitje fantastike sonte.

Chelsea tash pozicionohet i dyti me 20 pikë 2 ma pak se Arsenal, dhe ka pikë të barabarta me Liverpoolin.

Lajme të ngjashme

Back to top button