Raport televiziv kundër pjatave festive me frikë

[Recension: Panik mediatiko-gjahtaresk në Likovë]
 
Fillimi i fundjavës treditore të vazhduar për pak sa nuk u shndërrua në një traumë si ato që parë kohët e fundit, kur shumë qytetarë u frikësuan për sigurinë e tyre. Pas lajmërimit të portalit pak të njohur me emrin karakteristik Front” në orët e hershme të mëngjesit në 1 gusht, së në rajonin e Likovës dhe para së gjithash në rrethin e Vaksincës policia ka ndërmarrë aksion pastrimi, lajmin ose lajmin” e mori televizioni më i shikuar tek ne “Sitel”, dhe prej tij shumë portale dhe medie serioze! Dhe fundjava sa nuk u shndërrua  në një pritje të pakëndshme – për këtë është folur nëpër plazhe, vende pikniku, nëpër kafene ku mblidhen shoqëritë e ndryshme…
 
Ловџиско – медиумска паника во Липково   telma.mkLinku deri te teksti origjinal: Panik mediatiko-gjahtaresk në Likovë
Data e botimit: 01.08, 2015 – 18:18
Data e recensionit: 05.08.2015
Recensues: Ljubomir Kostovski
Këtë mëngjes në shumë portale informative u shfaqën tituj si: “Aksion antiterroristik i MPB-së në Sllupçan dhe Vaksincë”, Panik në Kumanovë”, Aksion për shkatërrimin e grupit terrorist”. Informacioni i parë se në Likovë ka përplasje të armatosur u liferua nga një profil privat në Facebook, ndërsa më pas u mor nga një pjesë e medieve online. Mirëpo, pas disa orësh informacionet u demantuan dhe u publikua se të shtënat që u dëgjuan në Sllupçan dhe Vaksincë i kanë bërë gjahtarë.”
Përjashtim nga rregulli i ngjitjes” së lehtë të medieve për temash nga mbrojtja dhe siguria” bëri siç e pamë vetëm Telma” e cila u nis nga rregulli i shërbimit”, i cili thotë se në kësi temash duhet të jesh shumë i kujdesshëm dhe jo vetëm që u mundua ta vërtetojë saktësinë e informacionit, por edhe të bëjë temë të vetën për lajmet e pasdites : çka do të thonë, e çfarë rëndësie kanë gostitjet e këtilla” të publikut me një racion frikë?
Nuk ishte e vështirë të bisedohet me kryetarin e Likovës. Madje, ai gjithashtu ka qenë i disponueshëm edhe për të tjerët,mirëpo më lehtë është të marrësh qoftë edhe një informatë të gabuar sesa të ngresh telefonin, posaçërisht kur redaksitë janë boshatisur shkaku i festave!
Vlerë e veçantë e artikullit është biseda me gazetarin veteran Aleksandar Ҫomovski, për të cilin e gjithë situata është simptomatike, sepse, siç thotë, në Maqedoni asnjëherë asgjë nuk është e rastësishme.
Si u është kujtuar gjahtarëve nga Kumanova, pikërisht sot në një rajon të rrezikshëm ta fillojnë gjahun? Në kushte kur kemi një gazetari plotësisht injorante e cila asnjëherë nuk i kontrollon faktet, por bën copy-paste në bazë të enëve të lidhura, më duket shumë simptomatike që ajo është liferuar nëpërmjet medieve qeveritare, të cilët konspirojnë një variant të ISIS-t në Maqedoni ose destabilizim të jetë „de fakto” një tentativë për shpërqendrim nga problemet e brendshme politike me të cilat po përballet pushteti, dhe mbi të gjithë kryeministri Gruevski, thotë Ҫomovski.”
Portali  (ose çfarë do që është ai – në të ka vetën një reklamë për një agjenci sigurimi!) disa ditë me radhë nuk funksiononte, por pas kësaj përsëri nuk u kërkoi falje lexuesve”. Nuk kërkoi falje as televizioni „Sitel“, por vetëm e hoqi lajmin nga faqja e tyre e internetit. MPB reagoi me një vonesë prej katër orësh – deklarata e zëdhënësit Kotevski pasoi vetëm pas përhapjes së panikut në mesin e popullatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button