Mundja me kryetar të ri, Vrenezi mbetet nënkryetar

Vanço Çifliganec është presidenti i ri i Federatës së Mundjes së Maqedonisë (FBSM). Kjo u vendos dje në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Federatës, në të cilën morën pjesë 34 delegatë nga 17 klube.

Kryetari i KM Liria Betim Vrenezi, do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e nënkryetarit, ndërsa bashkë me të do të jenë edhe Trajçe Dimkov dhe Mogamed Ibragimov, ndërsa Nase Nasev do të jetë drejtor sportiv. Në ndërkohë, anëtar të Këshillit Drejtues janë emëruar Vasil Kotsev (Balkanec), Betim Vrenezi (Liria), Aleksander Pocev (Buçim), Nazmi Ali (Tefejuz), Jordan Dimitrov (Spartak), Jane Melov (Negotino), Metodi Siçkov-biznesmen, Nikolajço Nikolov biznesmen.

Me emërimin e Çifliganec, është zgjedhur kriza për të cilën Maqedonisë i kërcënohej pezullim për Kampionatin Botëror në Las Vegas, ku mundësit do të ndjekin vizat olimpike për Olimpiadën e vitit të ardhshëm në Rio de Zheneiro. Cekim, Maqedoninë në këtë eveniment do ta udhëheq seleksionuesi Lulzim Vrenezi si dhe personi të cilin do ta autorizojë tani më kryetari i ri i Federatës së Mundjes së Maqedonisë, Vanço Çifliganec.

Lajme të ngjashme

Back to top button