Reali kërkon ta blejë polakun Krychowiak

Mesfushori i Sevillës, Krychowiak ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të sezonit në Superkupën e Evropës kundër Barcelonës.

Mesfushori polak menjëherë ka zgjuar interesimin e skuadrës së Real Madridit, skuadër kjo që po kërkon një mesfushor për edicionin e ri.

AS shkruan se klauzola e Krychowiak është 30 milionë euro, shifër kjo që do të përballohej lehtë nga Los Blancos.

Përveç mesfushorit polak Reali po interesohet edhe për mesfushorin portugez të Sportinh Lisbonës, William Carvalho.

Lajme të ngjashme

Back to top button