Sërish protestë në përkrahje të Ivanoviqit

Protesta e dytë me radhë në mbështetje të liderit të Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviq dhe të akuzuarit tjetër Dragolub Delibashiq, do të mbahet sot para Gjykatës Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti.

Pritet që në këtë protestë të marr pjesë drejtori i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, si dhe kryetari i Këshillit për ndihmë ndaj serbëve të Kosovës pranë qeverisë të të ashtuquajturës Republika Srpska, Millorad Arllov. /KP/

Lajme të ngjashme

Back to top button