Bundesliga sot e fillon sezonin e ri

Kampionati gjerman i futbollit, Bundesliga, sot nis sezonin e ri, për vitin 2015/2016.
Kampionët e edicionit të kaluar, Bayern Munich, e hapin këtë edicion në Alianz Arena, ku presin të mbijetuarit e Hamburgut.

Ndeshja luhet sonte duke filluar nga ora 20:30.

Të shtunën në orar janë edhe gjashtë ndeshje të tjera, ku luajnë: Augsburg – Hertha Berlin, Leverkusen – Hoffenheim, Darmsadt – Hannover, Mainz – Ingolstadt, Bremen – Schalke dhe Borussia Dortmund – Borussia Moenchengladbach.

Të dielën mbyllet xhiroja e parë, me Wolfsburg – E. Frankfurt dhe Stuttgart – Koln.

Lajme të ngjashme

Back to top button