Marreveshja e Ohrit, infantilizmi dhe Maqedonia!

Kur u arritë marrëveshja në Ohër, qytetarët nisën të marrin frymë më lehtë duke u liruar nga ankthi i konfliktit (lexo luftës). Shqiptarët e përjetuan si fitore, ndërsa maqedonasit si humbje. Dhelprat diplomatike maqedonase nga shkolla e Kumrovecit e kuptuan se nënshkrimi në nji copë letër ishte shansi i vetëm për mbijetesë të këtij shteti si rudiment na ish-Jugosllavia, jo vetëm kaq, por edhe mbijetesë të kombit që përjetonte ditë të vështira. Pra, është për të ardhur keq që edhe maqedonasit nuk e përjetuan këtë marrëveshje si fitore dhe nuk e pranuan si të tillë, jo rastësisht, por me qëllim, se realizimi i plotë do të ndryshonte në tërësi këtë shtet dhe rregullimin e saj te brendshëm.

Infantilizmi, në kuptim medicinal, definohet si gjendje e pamjaftueshmërisë së zhvillimit shpirtëror dhe fizik ose si ngecje të zhvillimit të organizmit të njeriut në stadiumin më të ulët (të fëmijës). Pastaj përdoret edhe si metaforë për naivitet, mend fëmijësh etj. Është për të ardhur keq që këto termine përdoren vend e pavend, pa kuptim e sidomos nga institucione serioze, vetëm e vetëm të fyejnë, të diskreditojnë ato/ata që mendojnë ndryshe. Atëherë a meritohet fjala demokraci apo demokratike në emrin e këtyre institucioneve? A do me thënë kjo burn-out sindrom, i djegur, i harxhuar ose deficit për oferta dhe anemi për ballafaqim me rezultatet  e (pa)realizuara nga stërofertat parazgjedhore !!!

Maqedonia nuk e dha këtë provim. Maqedonia edhe sot e kësaj dite nuk e di ku është marrëveshja origjinale dhe teksti integral i shkruajtur në disa gjuhë. Maqedonia, për fat të keq vuan nga infantilizmi edhepse është 20-vjeçare. Terapinë nuk di edhe unë ku ta gjejë, ndoshta në planetin e ri, Kepler. Nuk mund të themi se nuk ka të arritura nga kjo marrëveshje, por a thua duheshte luftë, vrasje, djeg’је, migrim, stres, varfërim e ku ta di unë. A thua?

Dua ta citoj të madhin Arbër Xhaferr, i cili për këtë marrëveshje kishtë shkruar:

“Marrëveshja e Ohrit në mënyrë brutale nuk është realizuar sidomos në ato pika kryesore që e bënë këtë marrëveshje të jetë zgjidhje e konfliktit të vitit 2001. Në rend të parë e kam fjalën për përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe pastaj për decentralizimin dhe përfaqësimin adekuat, sidomos në aneksin C, ku flet për rregullimin e statusit të pjesëmarrësve të konfliktit të vitit 2001. Të gjitha këto në mënyrë të egër politikisht u shkelën”.

Kisha shtuar: “Marrëveshja e Ohrit nuk arriti që shqiptari i Manastirit dhe Prilepit të jetoj si ai i Tetovës dhe Gostivarit. Marrëveshja e Ohrit ja mundësoi maqedonasve të Tetovës dhe Gostivarit të vazhdojnë të jetojnë si edhe më parë, që tregon ose për vetinë fisnike të shqiptarëve që të jenë fqinj të mirë, ose flet për lëngim nga kompleksi i inferioritetit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button