„Makpetrol“: Kallëzimi penal i MPB-së është tendencioz

Kreu i Makpetrolit Andrea Josifovski, si dhe 20 persona të tjerë nga kjo kompani  do të ndiqen penalisht. MPB-ja informoi ngritjen e kallëzimeve penale ndaj 21 personave me dyshime për derdhje të paligjshme të kapitalit të Shoqatës Aksionere Makpetrol në Shoqatën komandite me aksione ‘Oilkom’.

Ka reaguar Makpetrol, duke theksuar se bëhet fjalë për rast në të cilin nuk është dëmtuar asnjëri prej aksionarëve. Nga kjo kompani besojnë se padia penale e MPB-së është tendencioze dhe është ngritur për shkak të një procesi të humbur gjyqësor, në të cilin është konfirmuar tatimi i paligjshëm i udhëheqësve të Makpetrolit. Me vendimin e fundit gjyqësor, Drejtoria e të Ardhurave publike është e obliguar ti kthejë paratë për tatim të paligjshëm, konsiderojnë nga Makpetrol.

Lajme të ngjashme

Back to top button