Imamët: Presidentja të pendohet për fjalët e thëna (VIDEO)

Hoxhallarët e Kosovës kanë reaguar ndaj Presidentes Atifete Jahjaga, e cila pak ditë më parë pati deklaruar që të mos lejohen vajzat me shami nepër shkolla.

Kjo deklaratë sipas tyre është e e papergjegshme dhe që Presidentja nuk i ka dalë në mbeshtetje popullit të saj.

“Neve na vjen keq për deklaratën e saj, dhe në regjistrimet e fundit të popullsisë, 96% janë myslimanë, realisht është presidente e myslimanëve”, ka thënë Hoxhë Sylejman Osmani, për KlanKosova.

E njëri nga hoxhallarët ka thënë që shpreson që Presidentja të pendohet ndaj asaj deklarate:

“Ishalla sherben kjo deklaratë e imja që ajo të pendohet dhe të kthehet te Zoti I saj se fundi I fundit dyert e pendimit janë të hapura tek Zoti I gjithësisë “ ka thënë hoxhë Ahmed Kalaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button