Maqedoninë e pret një vjeshtë e nxehtë politike

Për asgjë nuk është rënë dakord në takimet e deri tanishme të grupit punues lidhur me metodën e zgjedhjes dhe kompetencave. Grupi punues do të jetë në pushim deri me datë 17 gusht.

 

Ndërkaq në takim e grupit punues mori pjesë edhe Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, James Hamilton, i cili ishte pjesë e ekipit të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Reinhard Priebe (Pribe ka përgatitur një raport hulumtues mbi Maqedoninë).

Takimet e kaluara nga liderët e partive politike për zgjidhjen e krizës politike dhe dokumentet që dolën prej tyre, si dhe nga takimet me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, sollën njëfarë orari të aktiviteteve deri në zgjedhjet e parakohshme në prill të vitit të ardhshëm.

Sipas kësaj, këto mund të jenë datat:

Fundi i gushtit – Takim me ndërmjetësit e BE-së për të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, ku duhet të miratohet marrëveshje për zgjidhjen e reformave strukturale në fushën e kapitujve 23 dhe 24.

Tetori- Sesioni i rregullt i Këshillit të BE-së dhe prezantimi i raportit vjetor për avancimin e Maqedonisë.

Nëntor –Raporte nga komisionet parlamentare që parashihen me marrëveshjen e 2 qershorit e me të cilat duhet të udhëheq LSDM (komision parlamentar bazuar në skandalin e përgjimeve, komisione për zbulimin dhe intervenimin në komunikime )

E pasigurtë ngel:

Kur, si dhe a do të largohet kryeministri nga posti;

Si do të zbatohen reformat e parapara në marrëveshjen e 2 qershorit dhe a do t’i zbatojmë vet apo kjo do të ndodh me ndërmjetësim nga komuniteti ndërkombëtarë

Datë të saktë për zgjedhjet (kur dhe a do të jenë në prill ).

Përderisa grupi punues pushon, njohësi i çështjeve politike, Xheal Neziri vlerëson se partitë në pushtet VMRO dhe BDI do të tentojnë që sërish të keqpërdorin pushtetin, institucionet e shtetit dhe paratë e popullit për të siguruar numër sa më të madh të votave, gjë që do të tentojë ta ndalojë opozita.

“Dy partitë maqedonase do të tentojnë t’u ikin obligimeve nga marrëveshja. Partitë në pushtet VMRO dhe BDI do të tentojnë që sërish të keqpërdorin pushtetin, institucionet e shtetit dhe paratë e popullit për të siguruar numër sa më të madh të votave, gjë që do të tentojë ta ndalojë opozita. Prokurori special po ashtu është një pikë ku mund të eskalojë situata. Na pret një lojë politike e cila mund të jetë e rrezikshme për stabilitetin e vendit dhe që mund të varrosë të gjitha perspektivat për integrim në BE dhe NATO. Besoj se garantët ndërkombëtar do ta mbajnë të gjallë marrëveshjen, e cila u arrit pas një mundi dhe përkushtimi të madh të Brukselit dhe Uashingtonit zyrtar. Çdo tentim për t’u ikur obligimeve do të riprodhojë krizën në Maqedoni, e cila në atë rast do zgjidhej në rrugë dhe me pasoja të mëdha”, tha për Portalb, Neziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button