Plaku i Sllupçanit me lotë në sy: Çka ka bërë Ali Ahmeti (VIDEO)

Plaku i Sllupçanit me lotë në sy tregon mjerimin që ka përfshirë fshatin e tyre, si bastion kyç i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

“Unë po flas pak, Po nuk po më lë ndërgjegjja me fol, kam mbledhur 5 mijë euro për këta vogëlushët. Kam mbledhur 5 mijë euro, i dorëzova edhe askush nuk bëri asgjë, vetëm këto shtyllat u vendosën dhe nuk ndërtuan asgjë. I mblodhëm 5 mijë euro, humbën paratë, këta vogëlushët ende po na i hanë qenët. Unë tash nuk kam fëmijë, por për këta po mundohem. Çka ka bërë Ali Ahmeti për këtë fshat. Njerëz të burgosur, njerëz të vrarë, vritet njeriu askush nuk merr përgjegjësi. Çka mundet të ketë këtu, vritet njeriu kush e di se ku, shkojnë i marrin shqiptarët i fusin në burg!”, u shpreh për TV Alsat, një banor i fshatit Sllupçan.

Në të njëjtën linjë ishin edhe bashkëfshatarët e tij të cilët kujtojnë edhe vizitën e parë të Ahmetit në këtë fshatë pas përfundimit të luftimeve në Sllupçan 2001.

“Kur ka ardhur Aliu për herë të parë në Sllupçan, edhe atij nuk ia ka marrë mendja se Sllupçani është kaq i shkatërruar. Kur erdhi tek ne na tha kështu: Unë nuk kam besuar se kështu I ka ndodhur Sllupçanit, por po ua jap besën, do ta bëjë Sllupçanin ‘oazë’, kështu na ka thënë, por asgjë nuk është realizuar”.

“Unë pa shkollë jam, unë të isha në funksion diçka kisha lëvizur, ose në burg ose e kisha lënë punën”.

“Asnjë kaçorre nuk është bërë, kanalizim këtu nuk kemi, ujë nuk kemi, rrugë nuk kemi. Ja ku kanë mbetur shtyllat e çerdhes së fëmijëve, e kemi nisur vetë, dhe kështu ka mbetur. Një foshnjore nuk e kanë ngritur, nga dy kilometra ecin në këmbë fëmijët parashkollor, qenët i hanë shpesh herë”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button