Telefoni i ri i Sony-t mund të ketë ekran me rezolucion 4K

Sony ka kohë që po punon për krijimin e telefonave inteligjentë Xperia Z5 dhe Z5 Compact. Një raporti i ri na sugjeron se Sony mund të krijojë edhe një version më të madh të pajisjes, që do të quhet Sony Xperia Z5 Plus. Sipas UAProf, kjo pajisje mund të përmbajë ekran me rezolucion 4K.

Nëse ky informacion do të rezultojë i vërtetë, atëherë Sony do të jetë kompania e parë që krijon një telefon inteligjent me ekran 4K. UAProf ka zbuluar vetëm rezolucionin e ekranit, por nuk ka thënë se sa i madh mund të jetë. Ndërsa në blogun e pajisjeve Xperia thuhet se telefoni inteligjent Xperia Z5 Plus mund të ketë ekran 5.5 inç.

UAProf konfirmon gjithashtu se pajisja do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 810, i cili është i njëjtë me Xperia Z5 dhe Z5 Compact. Sony do të organizojë një event më 2 shtator, kështu do të mund të zbulojmë më shumë detaje rreth këtij telefoni inteligjent.

Lajme të ngjashme

Back to top button