Djali Berishës dhe “Supermbesa” sulmojnë Veliajn

“Rama katet e pallatet, Eri kafshet dhe hallatet”, – kështu shkruante Shkëlzen Berisha në profilin e tij në Facebook.

Djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i ka ardhur mirë që Veliaj ka përmendur qenin e babait të tij në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

“Qe zogu u emerua kryetar per te dale nga foleja vetem atehere kur zberthehet Rama ne Tirane e dine te gjithe, I madh e i vogel, por se fundmi kete e kane mesuar dhe kafshet shtepiake. Reksi psh pavaresisht takses dhe kontekstit ishte shume i lumtur qe u be qeni i pare ne gjithe historine e qytetit qe permendet nga kryetari gjate mbledhjes se keshillit bashkiak” – vijonte më tej me komentin e tij Shkëlzeni.

“U perpoqa pa sukses t’i shpjegoj se nuk duhet te ndihet i privilegjuar pasi ai qe e permendi nuk eshte kryetari i vertete por zogu i tij, por nuk bindej. Me ne fund ja thashe troc, – kryetari i vertete merr vendimet e medha dhe “taksen” per katet e pallatet, ky qe te permend ty merr vetem taksen per kafshet dhe hallatet qe ndotin monumentin e pavaresise tek parku Rinia”, – e mbyllte dialogun me Reksin Berisha Junior.

Por një ndër komentet që binin në sy në statusin e tij ishte ai i Dasara Malltezit, mbesës së Shlëzenit.

“ej po i shkreti ka hall mos i ha fiqte reksi xD dgjova kan patur nje hiper prodhim kto vitet e fundit :P”, – shkruante vajza e Argitës, së bijës së Sali Berishës.

Untitled

Lajme të ngjashme

Back to top button