Qytetarët që helmojnë kafshët i vendosin dhe fëmijët në rrezik

Materiale të dëmshme dhe me përmbajtje toksike për kafshët endacakë po hidhen nëpër parqe e thuajse të gjitha komunave të vendit. Ky denoncim vjen nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi”.

Sipas informatave të tyre gjatë 3 muajve të fundit, pranë tyre janë dorëzuar 86 ankesa në lidhje me lëndët toksike e hedhura nëpër zonat urbane dhe pranë shkollave dhe çerdheve ku lëvizin fëmijët. Nga kjo shoqatë iu bëjnë thirrje qytetarëve që të mos hedhin helme, pasi jo vetëm që mund t’i shkaktojnë ngordhjen kafshëve endacakë, pro mund të përhapin edhe ndonjë sëmundje për fëmijët.

”Këto lëndë, e sidomos helmi Lana, që përdoret më së shpeshti, është helm jashtëzakonisht toksik dhe nervor, që nëse mund të ngordh një qen prej 30 kilogramësh, mund t’i shkaktojë gjithashtu vdekjen, edhe një fëmijë 30 kilogramësh. Këto janë pjesë të kodit penal dhe çdo qytetar mund të përballet me dënim me burg prej 6 muaj e deri në 15 vjet, varësisht veprës që kryejnë”, u shpreh Stole Vellkovski, Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi”. /Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button