Irani përsërit mbështetjen e tij për regjimin sirian

Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif në takimin me Bashar al-Assadin ka dhënë mesazhin se do të vazhdojë mbështetja e vendit të tij ndaj regjimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA mësohet se Assadi ditën e djeshme ka pritur në presidencë Zarif dhe delegacionin që e shoqëronte.

Ai në takim ka përgëzuar qeverinë Teheranit për marrëveshjen e programit nuklear të nënshkruar mes Iranit dhe vendeve P5+1.

Ndërsa ministri iranian Zarif duke theksuar se janë kundër ndërhyrjes së jashtme në çështjen e krizës në Siri ka dhënë mesazhin se: “Do të vazhdojnë të qëndrojnë në anë të Sirisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button