Rusia vendos embargon për importin e produkteve ushqimore nga Mali i Zi dhe Shqipëria

Rusia ka zgjeruar sot listën e vendeve që iu ka vendosur embargo importimit të produkteve ushqimore në mesin e të cilëve ndodhen Mali i Zi dhe Shqipëria, raporton Anadolu Agency (AA).

Në listën janë shtuar edhe Lihtenshtajni dhe Islanda, ka konfirmuar kryeministri rus, Dmytry Medvedev.

Medvedev ka nënshkruar rezolutën për zgjerimin e embargos për importimin e produkteve ushqimore nga Shqipëria, Mali i Zi, Islanda dhe Lihtenshajni, ndërsa janë vendosur edhe kushte të reja për Ukrainën.

Ndalimi i importimit të produkteve ushqimore është zgjeruar edhe ndaj vendeve jashtë Bashkimit Evropian, të cilat kanë mbështetur sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

Ministria e Bujqësisë së Malit të Zi deri më sot nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse Rusia do të vendosë sanksione ndaj Malit të Zi.

Lajme të ngjashme

Back to top button