Norvegjezët në panik nga ulja e madhe të çmimeve të naftës në botë

Autoritetet norvegjeze frikësohen se ulja gjithnjë më e madhe e çmimeve të naftës mund të ndikojë negativisht në ekonominë e këtij vendi skandinav, të pasuruar me naftë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruan portali norvegjez “Local”, autoritetet norvegjeze theksojnë se ulja e çmimeve të naftës në botë mund të jetë katastrofike për këtë vend.

Kreu i kompanisë norvegjeze DNB, Torbjorn Kjus konsideron se rënia e çmimit në 30 dollarë për fuçi vitin e ardhshëm mund të jetë “katastrofike për Norvegjinë”.

Ndoshta nuk do të duhet të zvogëlojmë prodhimin tonë aktual, por ndoshta duhet të reduktojmë investimet në atë sektor”, ka thënë Kjus.

Ai vuri në dukje se uljen e re të çmimeve të naftës mund të ndikojnë rënia e ekonomisë kineze, prodhimi i lartë i naftës së vendeve të OPEC-ut dhe prodhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Norvegjezët kanë frikë se çmimet e naftës në muajt e ardhshëm mund të shënojnë ulje të re.

Çmimi i naftës së papërpunuar në Detin Verior ka rënë nga 105 dollarë të vitit të kaluar në çmimin e tanishëm prej 49 dollarësh për fuçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button