Gruevski: Përkrahje qeveritare maksimale për sanimin e dëmeve nga përmbytjet

­ Dhjetë ditë pas përmbytjeve në Tetovë, sanimi i dëmeve po zhvillohet sipas premtimeve. Aktivitetet rrjedhin në mënyrë intensive dhe në to është përfshirë gjithë ekipi shtetëror, tha sot kryeministri Nikolla Gruevski pas vizitës në Shipkovicë.

Gruevski, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ministrat e Mbrojtjes, të Transportit dhe Lidhjeve, Zoran Jolevski dhe Vllado Misajllovski, ka biseduar me banorët e fshatit, ndërsa e vizitoi edhe Shtabin lokal të krizave.

“Do të punojmë maksimalisht, deri në largimin e tërësishëm të dëmeve. Mund të konsideroni në përkrahjen tonë pa rezerva. Atë që e premtuam ditëve të fundit edhe e plotësojmë. Edhe njëherë, ditën e parë pas përmbytjeve energjia elektrike ishte lëshuar, ndërsa janë sjellur edhe majft sasi të ujit”, përmendi kryeministri, pasi i pyeti banorët nëse dhe sa janë të kënaqur nga puna e institucioneve.

Gruevski njëherit informon edhe për vendimin e djeshëm qeveritar i cili parashikon ndihmë të parë prej 30.000 denarë për familjet objektet e të cilave ishin dëmtuar, pagesën e qirasë dhe 160.000 litra naftë për mekanizmin e nevojshëm për sanim të dëmeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button