Kryetari Bejta takoi drejtorët e shkollave, kërkon punë që do jenë të dobishme për nxënësit

Dy javë para fillimit të procesit edukativo-arsimor, kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta bashkë me udhëheqësin e Sektorit të Kabinetit të kryetarit, Bashkim Hasani, udhëheqësen e Sektorit të Buxhetit, Shiret Elezi, Koordinatorin i Sektorit të Arsimit, Edit Azizi, realizuan takim pune me gjithë drejtorët dhe udhëheqësit e institucioneve parashkollore, shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit.

Qëllimi i takimit ishte njohja me punët, nevojat dhe problematikat që i kanë shkollat në veçanti për pagesën e obligimeve të harxhimeve rrjedhëse, transportin e nxënësve, higjiena si dhe çështje tjera.

Kryetrari Bejta kërkoi nga udhëheqësit e institucioneve shkollore që të vazhdoje puna dhe angazhimi maksimal duke bërë punë të mira që do ti ndjejnë nxënësit dhe prindërit.

“Dëshirojmë të kemi takime më të shpeshta me qëllim të jemi në rrjedhë me ndodhitë dhe me gjendjen nëpër institucionet shkollore. Çdo kërkesë dhe nevojë që paraqitet do angazhohemi që sëbashku ti zgjidhim. Këto dy vite të mandatit tonë të vazhdojmë të bëjmë punë të mira sepse duam të punojmë në interes të shoqërisë”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta duke kërkuar nga drejtorët e shkollave ti reduktojnë shpenzimet e panevojshme, ndërkaq tha se komuna çdo herë u ka asistuar shkollave me pagesën e harxhimeve rrjedhëse dhe se prej fillimit të këtij viti e deri më tani komuna e Gostivarit për shpenzimet e shkollave ka paguar mbi 17 milion denar.

Lajme të ngjashme

Back to top button