Reagim i Sindikatës së pavarur të zjarrfikësve pas sulmit të dy kolegëve të tyre

Sindikata e pavarur e zjarrfikësve përmes një kumtese ka reaguar për shkak të incidentit në të cilin dy kolegët e tyre të mërkurën gjatë shuarjes së automjetit të djegur, fizikisht janë sulmuar nga ana e dy shkupjanëve. Sindikata pret se Prokuroria do të ngritë procedurë të duhur në pajtim me autorizimet e tyre.

Qëllimi ynë, thonë nga Sindikata, është që të mundësohet që njësitë e zjarrfikësve në mënyrë të sigurt ta kryejnë punën e tyre dhe me këtë t’i mbrojnë qytetarët dhe pasuritë e tyre nga rreziku.

Lajme të ngjashme

Back to top button