Fanella e re e Shaqirit po shitet si “hallëv”

Kalimi i Xherdan Shaqiri nga Inter tek Stoke City ka shënuar edhe përfitime ekonomike.

Drejtuesit e klubit pohojnë se fanella me numër 22 që do ta mbajë Shaqiri, ka thyer rekordet e shitjeve, ndërsa edhe interesimi për bileta të ekipit është shtuar tejmase, transmeton Sporti 1.

“Efekti ka qenë i pabesueshëm për tifozët, stafin dhe lojtarërt, të gjithë jemi të ngazëllyer per Shaqirin”, tha Anthony Emmerson, menaxher i shërbimeve dhe mbështetjes së tifozëve në klub.

“Kjo tregon ambiciet e klubit me angazhuar yje të tilla të botës. Ajo që kemi vërejtur është se biletat kanë fluturuar dhe kemi shumë kërkresa për fanellë të personalizuar me emrin e numrin e Shaqirit”, tha ai për Stoke Sentinel.

“Ne kemi menduar se fanela e Bojan Krkiç ishte më e njohur, por mendoj se Shaqiri tashmë e ka kaluar”, tha ai.

E gjithë kjo po ndodh, kur Shaqiri ende nuk e ka shënuar as debutimin e tij në Premier League.

Lajme të ngjashme

Back to top button