Wenger: Ibra më i mirë se Messi e Ronaldo

Nuk është as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo, por Zlatan Ibrahimoviç lojtari më i mirë në botë.

Kështu mendon trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, duke patur parasysh paraqitjet e frikshme të suedezit në fushë në takimet e fundit.

11 është numri i golave që ka realizuar Ibra këtë sezon, 4 nga të cilët brenda një nate të vetme në fitoren shkatërruese 5-0 me Anderlechtin në Champions League. Sulmuesi 32-vjeçar vazhdon të shkaktojë panik ndaj kujtdo që i del përpara dhe jo më kot Wenger e nxjerr përpara në klasifikimin e tij personal, duke lënë pas argjentinasin e Barcelonës dhe portugezin e Realit të Madridit.

“A është Zlatan më i mirë se Messi dhe Ronaldo? Për momentin do të thoja pa dyshim që po. Eshtë 32 vjeç dhe di të japë maksimumin nga talenti i tij”.

Numri 10 i parizienëve në fakt me golat e tij shpërthyes këtë sezon ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e Wenger, pasi të shumta kanë qënë vlerësimet në adresë të tij. Gjatë verës thashethemet e merkatos po e largonin nga Parisi, por suedezi tregoi krejt të kundërtën, duke vendosur të qëndrojë në “Parc des Princes” deri në 2016-ën, sipas kontratës së re që firmosi në Shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button