SIMO do të shënojë 14-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO) sot do të shënojë 14-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet dokumenti paqësor që mban gjallë procesin e demokratizimit, mirëkuptimit, tolerancës në vendin tonë. Në këtë përvjetor të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ky dokument na orienton më shumë se kurrë drejt perspektivës të shoqërisë tonë kah integrimi euro-atlantik”, thuhet në kumtesën e SIMO-s.

Sipas SIMO-s, në këtë kohë, Marrëveshja Kornizë e Ohrit duhet të mbetet vizioni ynë për një ardhmëri të përbashkët të të gjithëve, pa dallim etnie, religjioni apo grupi social.

Konferenca për shënimin e 14-vjetorit të MO-së, me temë “Modeli i Pajtimit Evropian – Marrëveshja e Ohrit”, do të mbahet sot me fillim në ora 13:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button