Schweindman, në krye të Speciales?

David Schwendiman, prokurori kryesor i Task-Forcës Speciale të BE-së për hetime ndaj akuzave për krime lufte në Kosovës (SITF), i intervistuar nga e përditshmja serbe “Danas”, nuk ka mohuar mundësinë që ai të caktohet Kryeprokuror i Gjykatës Speciale, transmeton Klan Kosova.

“Në bazë të dispozitave të ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës – pargrafi 6, neni 35, krijon bazën dhe institucionin Prokuror Special, ndërsa caktimi i tij bëhet nga një autoritet i caktuar; rrjedhimisht mundet që ky autoritet ta caktojë Kryeprokurorin i grupit për hetime të posaçme si Prokuror Special”.

“Prokurori Special është titulli zyrtar i kryeprokurorit i cili është përgjegjës për dërgimin e akuzave pranë Gjykatës Speciale”.

“Për detaje në zbatimin e këtij ligji janë duke punuar persona tjerë, ndërsa në të njëjtën kohë, SITF po vazhdon punën sikurse deri më tani”, shtoi Schëeindman.

Parlamenti i Kosovës, në gusht, pas presioneve të shumta ndërkombëtare, me procedurë urgjente ka kaluar amandamentet kushtetuese që lejojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

Ligji nuk është nënshkruar nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi opozita kosovare e ka dërguar për interepretim në Gjykatën Kushtetuese procedurën e amandamentimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button