Nuk ngrihen akuza pa burime relevante

[Recension: Sulmohet fizikisht kryetari i komunës nga rradhët e BDI-së]

Informacionet që arrijnë deri tek gazetarët nuk duhen botuar pa u përpjekur paraprakisht të konfirmohen në rrugë zyrtare. Teksti që po i bëhet recension flet për një sulm të mundshëm ndaj kreut të Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi, por në tekst mungojnë prononcime relevante. Gazetari nuk ka kontaktuar as kryetarin e komunës, as policinë dhe as banorët e fshatit, për të konfirmuar ose mohuar informacionin.

Sulmohet fizikisht kryetari i komunës nga rradhët e BDI së   Ditari.mk   Rigjistri i lajmitLinku deri te artikulli origjinal: Sulmohet fizikisht kryetari i komunës nga rradhët e BDI-së

Data dhe koha e publikimit: 10.08.2015

Data e recensionit: 11.08.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Ndër normat kryesore në gazetari është kontaktimi i të gjitha palëve të përfshira në një ngjarje të cilës i referohet artikulli. Në rastin konkret, informacioni për sulmin e mundshëm ndaj kryetarit të komunës mund të konfirmohej fare lehtë, duke kontaktuar atë ose zyrën e tij për shtyp. Gjithashtu, në të gjitha rastet e dhunës ose veprimeve të ndryshme në kundërshtim me ligjin, kërkojnë prononcim edhe nga zyra për shtyp e Ministrisë së Brendshme. Në këtë tekst mungon edhe njëra edhe tjetra.

Sipas burimeve të portalit tonë kryetari i komunës është sulmuar fizikisht nga disa banorë të fshatit ndërsa si shkak mendohet të jetë keqpërdorimet që po bëhen nga kjo komunë.

Përveç lajmit për rrahjen, në tekst ngrihen akuza edhe për keqpërdorime nga ana e kreut të Komunës. Gazetari nuk ka ndjekur me kujdes normat profesionale, duke mos e formuluar fjalinë me fjalë si “keqpërdorimet e mundshme” ose “keqpërdorimet eventuale”, derisa flet për akuza të cilat nuk i shpjegon dhe nuk sjell asnjë fakt ose indikacion.

Mediat duhet të jenë të ndërgjegjshme për sa u përket akuzave që ngrejë, pa i mbështetur në fakte. Akuzat pa argumente bien ndesh jo vetëm me normat gazetareske, por edhe me ligjin për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim. Palët për të cilët shkruhet, duhet të kontaktohen dhe të transmetohet versioni i tyre lidhur me ngjarjen e cila trajtohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button